Përmbledhja e projektit
TrendDrop është web aplikacion për zbulimin e përmbajtjes vizuale dhe organizimin e ideve rreth trendeve. Ndërfaqja lidh përmbajtjen për eksplorim me profile krijuesish, postime, etiketa dhe koleksione të ruajtura, duke i mbajtur referencat e lidhura në një vend.
Platforma në web është ndërtuar me Next.js, React dhe TypeScript. Ajo përfshin faqe eksplorimi dhe ndërfaqe për ngarkim përmbajtjeje, menaxhim koleksionesh, cilësime llogarie dhe administrim. Përmbajtja demonstruese e integruar mundëson shfaqjen e pjesës publike edhe pa një backend aktiv.
Projekti prezanton zhvillimin e web aplikacioneve nga Grevision në Kosovë, duke bashkuar ndërfaqen responsive me përmbajtje të strukturuar dhe integrim API. Mockup-et tregojnë ndërfaqen ekzistuese me përmbajtje demonstruese.